Si çdo vit tjetër, edhe kësaj here janë mbajtur “Karnavalet” e fëmijëve, të cilat kanë krijuar një atmosferë magjepse në sheshet e kryeqytetit të Kosovës, ku fëmijët të shoqëruar nga prindërit e tyre i janë bashkuar këtij eventi, të cilët ishin të maskuar, por jo me maska të frikshme.
Ky event është organizuar nga Kisha Katolike “Shën Ndou” dhe Grupi i Skautëve në Kosovë, në të cilin kishte lojëra dhe muzikë për fëmijët, të cilët u argëtuan pa masë.
Prifti katolik, Don Kastriot Idrizi këtë event e cilësoi si një mesazh pozitiv të jetës, i cili tha se fokusin kryesor e pasur që fëmijët sot të jetojnë një ditë më ndryshe, nga përditshmëria e tyre.
“Ky organizim është festa e karnavaleve, i cili mbahet në krejt botën. Ne e kemi organizuar në mënyrë më të thjesht, jemi fokusuar më shumë tek ngjyrat që me e dhanë një mesazh pozitiv të jetës. Në anën tjetër, është edhe afër pranvera ku në përgjithësi është gëzimi i jetës. Siç po e shihni edhe vullnetin e fëmijëve, jemi fokusuar te ky mesazh i gëzimit edhe që fëmijët me e jetuar një moment ndryshe prej jetës të përditshme. Organizator është Kisha Katolike ‘Shën Ndou’ në Prishtinë, Grupi i Skautëve të rinj, që janë vullnetarë, ka studentë, ka katolikë, ka myslimanë, janë vullnetarë të ndryshëm”, tha Idrizi.
Gjatë ditës së sotme, fëmijët ishin maskuar me maska që imitonin personazhët e ndryshëm, si Princesha, Borbardha, Batmeni, e shumë heronj të fëmijëve.

Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...