Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është takuar mea Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë, Blendi Klosi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy ministrive.
U.D Ministri Matoshi prezantoi veprimet e tij dhe iniciaten e fundit për pastrimin e Kosovës 15 shtator – 15 dhjetor.
Ndërsa Ministri Klosi, shprehu gatishmerinë e tij për realizimin e projekteve të përbashkëta, siç parashihen edhe në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive.
Në fund të dy ministrat u dakorduan që të zhvillojnë një aksion të përbashkët në Kosovë me 15 shtator, në ditën e parë të aksionit 3 mujor për pastrimin e Kosovës.
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin