Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi i njëjti kishte inskenuar një rast rrëmbimi.
I dyshuari kishte lajmëruar një rast si rast rrëmbimi, mirëpo i njëjti ishte zbuluar nga policia, shkruan arbresh.info.
Pas intervistimit, personi i dyshuar ka pranuar se e ka inskenuar gjithë rastin.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe është cilësuar si lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas hetimeve të zhvilluara Policia ka mësuar se rasti i lajmëruar si rrëmbim nga një mashkull kosovar ka qenë lajmërim i rremë. Gjatë intervistimit tani i dyshuari e ka pranuar se e ka inskenuar rastin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin