Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin K.B., në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit se ka kryer 17 vepra penale ‘’Mashtrimi’’ dhe veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga viti 2016, deri në muajin janar 2019, në Kamenicë, i dyshuari K.B., si menaxher i pompës së derivateve ‘’Berisha Petrol’’, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka mashtruar 17 klientë dhe partnerë afaristë – të dëmtuar, duke iu kërkuar dhe marrë të holla, në emër të pompës, me pretekst se duhej të kryente disa obligime doganore dhe të njëjtat do t’ua kthente, me ç ‘rast të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm material në vlerë të përgjithshme prej 43,880 euro.
Gjithashtu, i dyshuari, gjatë përfaqësimit si menaxher, i ka keqpërdorur autorizimet e tij, ashtu që përpos mashtrimit të klientëve dhe partnerëve afaristë, kishte marrë kredi nga Raiffeisen Bank, në shumë prej 10.000 euro, me të cilat kishte blerë gjësende të ndryshme për nevojat e tij personale, ku në këtë mënyrë, pronarin e kësaj pompe, të dëmtuarin H.K., e ka dëmtuar me mjetet e lartpërmendura monetare që janë marrë në emër të këtij subjekti dhe nuk iu janë kthyer të dëmtuarve.
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi