Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, po mbahet një marsh në Prishtinë.
Marshi ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” duke vazhduar deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë marsh po marrin pjesë Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, e Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Pas marshit do vendosen lule te lapidari për persona të zhdukur.
Ndonëse kanë kaluar 22 vite që nga përfundimi i luftës, ende vazhdojnë të mbeten edhe mbi 1600 persona të zhdukur në Kosovë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.
Gërmimet e fundit janë bërë në muajin maj, në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi, ku janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës./arbresh.info/

Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër