Urdhëri i MTI-së për vendosjen e flamujve pranë produkteve që shiten në marketet kosovare, nuk po gjen zbatim.
Në marketin ‘Interex’ i cili ndodhet në lagjen ‘Katër Llullat’ produkte të ndryshme nuk posedojnë flamujt e shtetit përkatës, shkruan lajmi.net.
Produkte si ‘plazma’, ‘coca-cola’, ‘fanta’, ‘trix’ – disa prej tyre me prejardhje serbe nuk përmbajnë flamuj të origjinës.
Ndërkohë Inspektorati i Tregtisë ka paralajmëruar dënime të mëdha nëse hasin në parregullsi të tilla.
Kujtojmë se tarifat ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake ende janë në fuqi, përdersia kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të hiqen deri kur Serbia ta njoh Kosovën.
Nga ana tjetër bashkësia ndërkombëtare po i bën presion institucioneve kosovare që të reflektojnë dhe ta tërheqin këtë masë pasi mund të përballen me sanksione.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë