Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara ku do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera.
Maqedonci ka thënë se këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
“Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN