Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bër homazhe tek varri i heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij.
Maqedonci përmes një postimi në Facebook, shkruan se me veprën e tij patriotike ai u bë i gjithë hapësirës shqiptare.
“Data 1 nëntor është ditëlindja e Zahir Pajazitit, shpirtit të guerilës shqiptare për çlirimin e Kosovës. Zahiri ka lindur në ditën e parë të nëntorit të vitit 1962, në Turiçicë të Gollakut, por me veprën e tij patriotike ai u bë i gjithë hapësirës shqiptare”, shkruan Ministri.

Tutje, ai shkruan se Pajaziti besonte që lufta për çlirim duhej të shtrihej në tërë Kosovën.
“U lind në Gollak dhe u rrit mes traditave të Llapit. U shkollua në Vushtrri dhe në Prishtinë, ndërsa u stërvit dhe u strehua në Tiranë. Mbajti lidhje e kontakte me Drenicë e Dukagjin, kurse u shoqërua me shokë edhe nga Pollogu. Organizoi dhe kreu aksione në çdo zonë të Kosovës, sepse ai besonte që lufta për çlirim duhej të shtrihej në tërë Kosovën”, shkruan Maqedonci./Arbresh.info/


Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...