Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se bashkë me Shqipërinë dhe mbështetjen e saj, Kosova synon të jetë pjesë e NATO-s dhe e strukturave tjera euroatlantike.
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri Maqedonci vlerësoi vizitën e parë të homologut të tij në Kosovë, raporton Arbresh.info.
“Sot pata nderin që të pres në vizitën e tij të parë ministrin e mbrojtjes së Shqipërisë, ku diskutuam për zgjerimin e mbrojtjes në aspektin e sigurisë . Vlerësuam se ka mundësi për thellim të bashkëpunimit në fushën e trajnimeve. Këtu nga ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes dua të ju bëj të qartë se ne me ushtrinë shqiptare jemi dhe kemi qenë në vazhdimësi .
Ne vazhdojmë të kontribuojmë kundër rreziqeve në sigurinë globale. Gjithashtu jemi pjesë e shumë iniciativave regjionale ku së bashku synojmë të jemi pjesë e NATO-së”, tha Maqedonci./Arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...