Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu takuan ushtarakët e Shqipërisë dhe Kosovës që po vazhdojnë kërkimin e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se FSK ka zbarkuar në zonën e operacionit nga data 29 janar dhe do të vazhdoj kërkim-shpëtimi.
“Sot së bashku me ministrin Pirro Vengu takuam ushtarakët e njësive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit. Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga data 29 janar, ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e kërkim-shpëtimit me personel të specializuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë. Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli ynë është në krye të detyrës”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...