Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, vlera e së cilit është 74.932,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 50.000,00€, ndërsa Komuna e Junikut vlerën prej 24.932,00€.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç, ku vlera e projektit është 65.600,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 45.000,00€, ndërsa Komuna e Mamushës vlerën prej 20.600,00€.
Po ashtu, Ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit edhe me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, vlera e projektit është 174.519.05€, bashkëfinancimi nga MAPL është në vlerë prej 100.000,00€, ndërsa nga komuna vlera është 74.519.05€.
Në fund, Ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj, vlera e projektit është 175.000,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100.000,00€, ndërsa Komuna e Suharekës vlerën prej 75.000,00€.
Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime. /arbresh.info/
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...