Sot, janë përkujtuar 15 maturantët gjimnazist të Malishevës, të cilët 13 vite më parë, tragjikisht kishin humbur jetën në një aksident trafiku në Fushë Arrëz të Shqipërisë.
Përmes homazheve në varrezat e tyre, janë përkujtuar: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj.
Krahas familjarëve dhe ish maturantëve të aksidentuar, homazhe, kanë bërë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive dhe zyrtarë tjerë komunal, zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Vesel Krasniqi, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë, përfaqësues të gjimnazit në Malishevë dhe qytetarë të shumtë.
“Kjo ishte një ditë e dhimbjes për të gjithë ne, e sidomos për familjarët, e kësaj dhimbjeje ju bashkëngjit e tërë Kosova dhe Shqipëria dhe të gjitha trojet shqiptare, për të na lehtësuar dhimbjen, në atë ditë. Ju familjar, qëndroni të fortë”, tha mes tjerash në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Ndërsa në emër të familjarëve, të gjithë të pranishmit, i ka falënderuar Osman Suka, prindi i ish maturantit Berat Suka, i cili humbi jetën tragjikisht, 13 vite më parë në Fushë Arrëz.
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026