Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se Kosova duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.
Ai ka theksuar se Amerika po sugjeron pezullimin e taksës por, në rast se dialogu do të dështonte, taksa do të vazhdonte me automatizëm.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se pezullimi i taksës është i domosdoshëm meqë po i rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me aleaten kryesore, ShBA-në.
Ai ka thënë se mund të vihet në pikëpyetje edhe ndihma për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.
Sipas Maliqit, mesazhet e Uashingtonit janë kërcënime serioze dhe nuk duhet të neglizhohen.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...