Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se përgjegjësinë kryesore për arritjen e një gjuhe të përbashkët për fazën finale të dialogut me Serbinë e kanë PDK-ja dhe LDK-ja.
Ai për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se këto dy subjekte politike do të duhej ta gjejnë mënyrën e pajtimit rreth një platforme minimale të interesit kombëtar për periudhën e fazës finale të dialogut me Serbinë.
“Mendoj se pjesën më të madhe të përgjegjësisë e kanë dy partitë kryesore, PDK-ja dhe LDK-ja, që as në këto çaste kritike nuk po e gjejnë mënyrën e pajtimit rreth një platforme minimale të interesit kombëtar që do të afatizohej për disa muaj, pra për periudhën e fazës finale të dialogut, kur ka gjasa që të arrihet marrëveshja politike me Serbinë. Me këtë pajtim të dy partive do të mund të caktohej edhe data e zgjedhjeve të parakohshme diku në pranverë të vitit 2019, kur edhe BE-ja i ka zgjedhjet. Zgjedhjet janë të domosdoshme në të dy rastet, edhe nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, edhe nëse ajo dështon dhe Kosova bëhet sfidë edhe më e madhe për BE-në”, ka thënë Maliqi.
Maliqi ka folur edhe për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria, duke e vlerësuar hap shumë të vonshëm të ekzekutivit.
Sipas tij, ky ekip negociator e shpëton presidentin dhe eviton rrëzimin e Qeverisë Haradinaj./Epoka e re/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...