Xhudistja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka, kanë paralajmëruar vizitë në Hagë te ish-eprorët e UÇK-së të cilët prej muajsh janë duke qëndruar në paraburgim atje.
Driton Kuka njofton se vizitën do ta zhvillojnë nesër ku presin që të takohen me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.
Kuka shkruan se luftërat dhe qendresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzim i tij dhe Majlindes “në çdo betejë”.
Kuka është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së “do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e ka në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty”. /arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Moti në Shqipëri, reshje të shiut dhe dëborë në zonat malore
Trump dhe Orban diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë
Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga QNR-ja për r...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu
Vinicius Jr-Real Madrid, përplasjet vazhdojnë
Zbulim tronditës, fjalëkalimi i sigurisë së Luvrit ishte thj...