Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas VV-së, kjo nuk është një akt për drejtësi, por një ndërhyrje politike që synon të përmbysë rendin e së vërtetës historike.
VV-ja kritikoi edhe pretendimin se shënjestrimi i individëve gjatë luftës ishte produkt i një fushëveprimi të gjerë të komanduar nga drejtues të UÇK-së. Sipas lëvizjes, kjo përpjekje është një operacion diskursiv që synon të zëvendësojë kontekstin politik të luftës me një skemë penale abstrakte, duke trajtuar rezistencën si projekt kriminal të organizuar.
Sipas VV-së, gjykata po përmbys raportin mes agresorit dhe viktimës, duke kriminalizuar rezistencën dhe duke relativizuar dhunën shtetërore serbe.
VV-ja thekson se Gjykata Speciale ka lindur nga një projekt ndërkombëtar i ndikuar nga interesa politike dhe gjeopolitike, ku Serbia dhe aleatët e saj kanë luajtur rol aktiv, dhe se drejtësia nuk mund të jetë selektive, njëetnike dhe e bazuar mbi shtrembërimin e historisë.
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...