Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke insistuar që Kosova t’i thotë “PO” Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Mirëpo për këtë kërkesë nuk po e merr dritën jeshile nga subjektet opozitare. Kësisoj në rast se ratifikohet çështja e Demarkacionit në Kuvend, partia më e madhe opozitare “Vetëvendosje” ka paralajmëruar se do të përdorë mënyra të ashpra.
LVV-ja thotë se janë duke vazhduar që ende ta bëjnë thirrjen e tyre që pushteti të mos e bëjë gabimin e radhës, pra të mos e procedojë sërish këtë marrëveshje në Kuvend, pasi që e njëjta ka marrë fund në shtatorin e vitit të kaluar. Kjo parti konsideorn se për ndalimin e ratifikimit të Demarkacionit duhet të veprohet me mënyrat më të efektshme për ta mbrojtur territorin e Kosovës.
“Po, nëse pushteti do të vazhdojë me arrogancën dhe kokëfortësinë e tij dhe vendos që ta sjellë demarkacionin në Kuvend, ne do t’i përgjigjemi sikur me parë, dhe do të përpiqemi që asesi kjo marrëveshje të mos kalojë. Do të veprojmë me mënyrat më të efektshme për ta ndalur sepse nuk kemi dhe nuk lejojmë që të cenohet territori i shtetit tone”, ka thënë zëdhënsi i LVV-së, Shkodran Hoti për Indeksonline.
Poashtu, ai ka thënë se kësaj Qeverie i ka kaluar mandati por do të mbahet mend gjatë për këtë marrëveshje si dhe për atë të “Zajedicës”.
“Kjo kryeneçësi e pushtetit po i kushton më së shumti Republikës së Kosovës, pasi që kaloi shumica e mandatit të kësaj qeverie dhe kjo qeveri do të mbahet mend vetëm për këtë marrëveshje dhe atë të “Zajedicës”, respektivisht tentimin që me çdo kusht t’i çojë përpara”, ka përfunduar ai
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...