Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka konfirmuar se nuk është pjesë e garës për kryeministër brenda LDK-së.
Haziri tha se në këto zgjedhje do t’i kontribuojë LDK-së nga pozita e shefit të shtabit zgjedhor.
“Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën”, ka shkruar Haziri.
Kujtojmë se Haziri ishte një nga emrat që u përfol se mund të jetë kandidat për kryeministër i LDK’së, parti kjo e cila ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeministër.
Postimi i plotë:
Sonte, bashkë me strukturat e LDK’së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mbajtëm takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar, kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.
Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.
Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!. /Arbresh.info/
Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shum...
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...