Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar sot familjen e vëllezërve Demaku dhe familjen Demaj nga Drenica, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimin në Facebook, Lushtaku ka shkruar se vëllezërit Fadil e Nexhat Demaku si dhe vëllezërit Demaj janë dënuar për krime të supozuara gjatë luftës në Kosovë.
“Ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të dënohen për krimet e supozuara gjatë luftës në Kosovë. Së fundi kanë shkuar në vuajtje të dënimit, vëllezërit Fadil e Nexhat Demaku dhe vëllezërit Demaj nga Abria. Vizitova prindërit e Fadilit dhe Nexhatit të cilët ndonëse në moshë të shtyer, janë kalitur më sprovat e padrejta të cilat po rëndojnë mbi bijtë e tyre që një kohë të gjatë”, ka shkruar Lushtaku.
Ai shpreson që drejtësia të vihet në vend për këto dy familje.
“Uroj që drejtësia të vijë në vend, që vëllezërit Demaku e Demaj t’i bashkohen sa më shpejt familjeve dhe shoqërisë”, ka përfunduar Lushtaku, shkruan arbresh.info
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...