Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka çuar mesazh Qeverisë Kurti duke e stolisur qytetin me flamuj të Shteteve të Bashkuara.
Lushtaku e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri të vendit.
Ish-komandanti i UÇK-së tha se shpreson që nuk do t’i bie të shkojë në Mitrovicë për luftë.
“Nuk kam qenë në Mitrovicë. Ishalla nuk ka nevojë me shku në Mitrovicë asnjëherë”, tha ai.
“Uroj që kjo të mos ndodhë asnjëherë”, tha Lushtaku për T7 pasi u pyet për mundësinë e luftës.
Por, në rast se ndodh, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet vendit.
“Gjithmonë i përgjigjem vendit tim. Jam i gatshëm çdo herë t’i përgjigjem popullit tim”, tha Lushtaku.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...