Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës se partitë e tjera gjatë fushatës po e ngrisin narracionin se LDK përfundon me PDK-në.
“Ky narracion më përngjan në atë narracionin përrallor të një gomari që hahet prej ujku dhe shpreson që të jetë në ëndërr”.
“Koalicioni PDK-LDK ka marrë fund. Nuk ka dhe nuk do të ketë një marrëveshje të tillë. Mund të bëjnë fushatë sa të duash partitë e tjera politike, por një gjë e tillë është e marrë fund”.
“PDK-në nuk e shohim si konstante. Nuk e shohim as si variabël në ekuacion, nuk e shohim hiç sepse nuk e kemi pjesë të rrugëtimit tonë politik”.
“Nuk e kemi kauzë politike një fushatë që e targetojmë një parti politike. E kemi fushatë politike dëmet që një qeverisje i tillë i ka lënë Kosovës”.
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...