Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova janë vendet me numrin me te madh te luftëtareve nga Ballkanit që i janë bashkuar ISIS.
Por tashmë realiteti ka ndryshuar. Në një intervistë për Vizion Plus, kryeprokurori i Kosovës thotë se prej një viti e gjysmë nuk ka shkuar asnjë qytetar në Lindjen e Mesme.
“Ne kohen e fundit nuk ka shkuar asnjë kosovar ne vatrat e luftës ne Siri apo Irak. Ne kemi ngritur 28 aktakuza për 58 te dënuar dhe prej 1 vite e gjysme nuk ka shkuar asnjë kosovar ne lufte. Kosova ka bashkëpunon shume te mire me Shqipërinë dhe fakti tregon se para disa muajsh prangosen disa shtetas ne Shqipëri, dhe ne Kosove te dyshuar se do te kryenin akte terroriste”.
Më 11 qershor Kosova voton. Numri një i akuzës Aleksander Lumnezi shprehet i sigurt se institucioni i tij do të jenë në lartësinë e duhur për të mos ndryshuar vullnetin e qytetarëve.
“Institucionet e drejtësisë se bashku me KQZ kane bere nje plan te veprimit per bere zgjedhje te mira dhe te drejta per qytetaret e Kosovës. Shpresoj qe do te respektohet vullneti i qytetareve tanë”.
Ne ditën e dytë dhe e fundit e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga prokuroria e përgjithshme u diskutua mbi luftën hundët krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik./Arbresh.info/
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur