Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit ka treguar për një telefonatë që thotë se ia kishte bërë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga.
Sipas Lladrovcit, Thaçi i kishte kërkuar që të pajtohej me Sami Lushtakun, duke theksuar rëndësinë e unitetit në Drenicë.
“Në orën 12 ka thirrë ish-presidenti Hashim Thaçi. Ka thirrë në telefon të Abelardit. Më ka thënë: Ramiz, ka ndodh çka ka ndodh – kam qejf me ju pa bashkë ty edhe Saminë, kam qejf me pa bashkë Drenicën, se jena kanë shokë, jemi shokë”, ka treguar Lladrovci.
Ai ka shprehur respekt të veçantë për Thaçin, duke thënë se për të është i gatshëm të bëjë gjithçka.
“Për Hashim Thaçin jam në gjendje, jo me i thy duar e kamë siç ka thënë kundërkandidati jem, por edhe kryt me thy. Me të, unë për Hashim Thaçin shkoj e marohem me të”, ka deklaruar Lladrovci.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër