Jurgen Klopp kërkon transferimin e Pierr Emerick Aubameyang. Paris Saint Germain dukej se ishte shumë pranë akordit me sulmuesin e Borussia Dortmund, por pasi e konsideroi si të lartë shumën e kërkuar nga drejtuesit e klubit verdhezi, vendosi të tërhiqej.
Tashmë në ndjekje të futbollistit nga Gaboni është shfaqur një tjetër kandidat, Liverpooli. Tekniku i “The Reds” Jurgen Klopp, i njeh shumë mirë aftësitë e 28-vjecarit, pasi të dy ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, gjatë kohë kur gjermani drejtonte stolin e Borussia Dortmund.
Aubameyang është kthyer në objektivin numër një për trajnerin 50-vjecar dhe po punon shumë që marrëveshja të përfunojë sa më shpejt. Madje, ai ka gati dhe një ofertë të parezistueshme. Plot 70 milion Euro është gati të paguaj klubi angleze për të transferuar sulmuesin në “Anfield” . Në ditët në vazhdim palët pritet të kenë një takim. Ndërkohë, Liverpooli është shumë pranë goditjes së parë në merkato. Mohamed Salah, pritet të nënshkruajë kontratën e tij me “The Reds” dhe në arkat e Romës, pritet të shkojnë 40 milionë Euro, pesë më pak nga ckishte kërkuar drejtori sportiv i verdhkuqve, Monchi.

Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...