Janë 67 vende anë e mbanë globit, prej nga kanë arritur aplikacione në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga persona të interesuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në Republikën e Kosovës më 14 shkurt 2021.
Në mesin e këtyre 67 vendeve, pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më shumë aplikime janë: Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia.
Sipas të dhënave që Telegrafi ka siguruar nga KQZ-ja, në listën e aplikacioneve të aprovuara, prinë Gjermani me 43 mijë e 49 aplikacione, pastaj Zvicra, 26 mijë e 686, Austria me 4 mijë e 758, Franca me 4 mijë e 164 dhe Suedia 4 mijë e 69.
Përveç këtyre vendeve, janë pastaj edhe me mijëra aplikacione të aprovuara që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, SHBA-të, Belgjika, Kroacia, Sllovenia e shumë të tjera vende të largëta si: Japoni, Meksikë, Lituani, Panama, Somali, Kosta Rikë etj.

Në zgjedhjet e sivjetme ka rekord votuesish jashtë vendit.
Janë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën