Është liruar nga paraburgimi Behar Kamberi, mjeku psikiatër nga Kosova, që policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albano Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga mjeku kosovar.
Vendimi për lirimin e Kamberit, është marë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi vlerësoi materialin e referuar nga komisariati Nr.2, mori deklarimin e kallëzueses Albano Bejko si dhe realizoi këqyrjen e mesazheve.
Disa mesazhe tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.
Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026