Pas lajmit që është ndaluar nga Policia në kufirin Kosovë-Maqedoni, sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi ka njoftuar se është liruar.
“U lirova, pas dy oresh ndalese ne stacionin policor ne kufirin Kosove – Maqedoni”, shkroi ai në Facebook.
Ai ka konfirmuar se u ndalua për një vepër penale të vitit 2016 sa ishte aktivist i Vetëvendosje.
Sipas tij, ndalimi ka një prapavi pasi po ndalohen veç aktivist e PSD, dhe jo ata që vazhdojnë të jenë pjesë e partisë së Kurtit.
“Me ndaluan per nje veper te vitit 2016 si aktivist i VV. Cka kuptova eshte qe keso ndalesa kane vetem aktivistet e PSD. Nuk kishin ndonje rast qe kishin ndale ndonje te VV, ndonese aktivitetet i kemi bo bashke”, tha ai duke falënderuar gjithë ata që janë interesuar për të.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...