Është liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacienti 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga coronavirusi në Kosovë.
“Pacienti rezulton NEGATIV fal kujdesit dhe profesionalizimit te madh nga Klinika Infektive! Mbrëmë pacienti në moshë të shtyrë nga Stublla e Vitisë i ardhur nga Italia, shërohet plotësisht! Stafi i klinikës Infektive Infermierë e Mjekë dhe të tjerët po e tregojnë një përkushtim të lart ligjor, profesional e moral! SUKSESE! #vazhdonitëqëndroninështëpi”, kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit.
Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti.
Rasti 0 e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellë gjendjen.
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit