Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar aktakuzën ndaj një personi i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Aktgjykimi ndaj M.U është shpallur sot në këtë gjykatë pasi që prokurori ka tërhequr akuzën gjatë shqyrtimin gjyqësor.
Në një njoftim nga Gjykata Themelore në Ferizaj thuhet se i pandehuri M.U është liruar nga akuza meqë nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale të lartë shënuar.
I pandehuri M.U, akuzohej se prej vitit 2003-2010, si person zyrtar në Zyrën Kadastrale në Ferizaj, ka regjistruar informata të rreme në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në atë mënyrë që në regjistrin e ndërrimeve të Zyrës Kadastrale Nerodime ka regjistruar në emrin e N.B edhe pse e ka ditur se ngastra është pronë e V.G, kurse në po të njëjtin vit në regjistrin e ndërrimeve e ka regjistruar në emër të I.B.
Sipas njoftimit thuhet më tutje se në regjistrin e ndërrimeve ngastrën e ka regjistruar në emër të N.B në bazë të kontratës mbi shitblerje, kurse nj ë pjesë të kësaj ngastre e ka regjistruar në emër të Xh.B në bazë të kontratës mbi faljen, ndërkaq një pjesë tjetër e ka regjistruar në emër të N.B edhe pse e ka ditur se të gjitha veprimet juridike lidhur me këto regjistrime i përkasin ngastrës kadastrale nr.402/06 Zyra Kadastrale Nerodime
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...