Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se autostrada “Arbën Xhaferi” që do të përurohet pas pak do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do ta lidhë Kosovën me vendet fqinje.
Ai ka thënë se kjo ideja e këtij projekti është dhënë në kohën sa ka qenë ministër – nëntë vjet më parë, transmeton Klan Kosova.
“Ndjehem mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2010 në kohën kur e drejtoja Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit”, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Pas “Rrugës së Kombit”, autostrada “Arbën Xhaferi”, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin”.
“Urime qytetarëve të Kosovës për këtë projekt madhor
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...