Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se zhagitjet procedurale që po bëhen nga organet e drejtësisë Franceze në rastin e Haradinajt janë tërësisht të panevojshme dhe të padrejta.
Limaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se pret që Qeveria e Kosovëë ta marr seriozisht këtë çështje, shkruan Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë:
Zhagitjet procedurale që po bëhen nga organet e drejtësisë Franceze në rastin e z. Haradinaj janë tërësisht të panevojshme dhe plotësisht të padrejta.
Pres që më në fund Qeveria e Kosovës ta marr seriozisht këtë qështje dhe të kërkoj nga autoritetet Franceze që organet e tyre të drejtësisë të përshpejtojnë këto procedura, në mënyrë që z. Haradinaj ti mundësohet kthimi sa më i shpejt në vendin e tij.
F.L
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj