Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka komentuar intervistën nga Haga të ish-presidentit Hashim Thaçit. Ai tha se kishte ndjenja të trishtimi dhe mërzie.
“Mesazhet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, mesazhe që shpresoj dhe besoj që njerëzit e thjeshtë dhe në politikë ta kuptojnë drejtë. Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë, të asaj që kemi bërë dhe që kam qenë pjesë me të. Kisha ndjenja të trishtimit e mërzie. Ai bashkë me bacën Jakup e Rexhepin e Kadrinë është dashur të jenë këtu”, u shpreh ai.
“Më e rëndësishmja që e ka thënë edhe këtu, liderët janë të përkohshëm Kosova është e përjetshëm, nëse del nga goja e themeluesit të shtetit, besoj që edhe këta duhet ta kuptojnë”, tha Limaj.
“Po na mungojnë ata zëra racional në Kosovë, kemi mbetur si në një oazë jetime këtu, të atyre që e dinë se çfarë është politika. Politika nuk është urrejtje”, tha Limaj.
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...