Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar uljen e pragut zgjedhor.
Sipas tij, pragu prej 5 për qind është shumë i lartë.
“Nuk jemi në parlament fatkeqësisht dhe kjo vështirëson punë sepse nuk jemi aty për t’i ngritur çështjet. Por kjo nuk na ndalon neve dhe nuk është duke na ndaluar që të komunikojmë dhe të bashkëbisedojmë me njerëz për shqetësime, mendime. Kosova ka një numër të vogël të banorëve, me 1 milion e gjysmë. Është pragu shumë i lartë”, tha Limaj në Pressing.
Ai ka kërkuar që pragu të ulet në 2 ose 3 përqind.
“Vendet si Rusia me 20 e më shumë milionë mund të jenë më 5 për qind sepse ka numër të madh të votuesve. Por ne jemi vend i vogël. Mendoj se ka ardhur koha të zbatojmë praktikat më të mira të vendeve demokratike, të ulet në 2 deri 3 për qind që të përfaqësojë sa më gjerësisht grupet politike dhe individët”, tha Limaj.
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...
Bashkëshortja e Kadri Veselit dhe djali i tij, Klesori, mbër...