Ekipi shtetëror për dialogun ka arritur më në fund të marrë diçka nga dokumentacioni i procesit të dialogut nga presidenti Hashim Thaçi.
Të vetëdijshëm që janë pak dokumente ato që kanë marrë nga presidenti, dy bashkëkryesuesit, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, nga zyra e të parit të shtetit kanë dalë të sigurt se nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar, raporton KTV.
Ata pas takimit rreth një orësh thanë se ekipi do të nisë punën nga pika zero.
Ndaras nga ta doli në konferencë për media presidenti Thaçi.
Ai ka treguar për dokumentet që ia ka dhënë ekipit që kryesohet nga Ahmeti e Limaj, e ndër to janë diskutimet për të zhdukurit, çështja e të zhvendosurve, pronat, trashëgimia kulturore e të tjera.
Por, i pari i shtetit vazhdon të besojë se në marrëveshjen përfundimtare Lugina do të bëhet e Kosovës.
I pari i shtetit është treguar i gatshëm të përballet me Gjykatën Speciale.
Deri tash në Hagë janë intervistuar dy ish-komandantë të UÇK-së, Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...