Një projektligj i ri i ministrisë së Shëndetësisë synon të vendosë rregulla më të rrepta për konsumin e duhanit, me fokus edhe nxitjen e uljes së konsumit.
Ndër të tjera projektligji parashikon ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të paketave të vogla (më 10 cigare) si dhe ndalimin e përdorimit të cigares elektronike dhe duhanit me ngrohje në ambientet e mbyllura, transmeton Express.
Referuar relacionit të projektligjit, “ndalimi i shitjes së paketave me numër të reduktuar cigaresh apo me alterim të shijeve pritet të reduktojë blerjen e këtyre produkteve nga konsumatorë që nuk e përballojnë dot çmimin e një pakete të plotë apo nga konsumatorë për të cilët shija karakteristike e duhanit është një element i pakënaqshëm i duhanpirjes dhe në mungesë të shijeve alternative do zgjidhnin të mos konsumonin produktin konvencional”.
Ndërsa ndalimi i përdorimit të cigares elektronike dhe duhanit me ngrohje në ambiente të mbyllura duke aplikuar për të, të njëjtat rregulla si për format konvencionale të duhanpirjes synon mbrojtjen nga ekspozimi i pavullnetshëm ndaj produkteve të duhanit, shkruan “scan”.
Projektligji parashikon gjithashtu edhe ashpërsimin e masave ndëshkuese.
Në rastet kur do të gjenden ambiente publike ku konsumohet duhan, gjoba do të përshkallëzohet duke arritur deri në 10 fish të saj në rastet e përsëritjes dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...