Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në përvjetorin e 147-të të Lidhjes së Prizrenit, shprehet mirënjohës për shqiptarët që u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre, duke themeluar organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare.
Ai thotë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarje historike që shënoi një kthesë, pas Lidhjes së Lezhës, në rrugën e gjatë për liri.
“Lidhja e Prizrenit, frymëzim për liri e pavarësi! Më 10 qershor 1878, shqiptarët u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre, duke themeluar organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ngjarje historike që shënoi një kthesë, pas Lidhjes së Lezhës, në rrugën e gjatë për liri. Përjetësisht mirënjohës atdhetarëve që i prinë këtij ideali, atyre që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tanë e deri te Ushtria Çlirimtare të Kosovës që e vazhdoi rrugën e tyre që Kosova ta fitojë lirinë në qershorin e vitit 1999”, ka shkruar lideri i AAK-së.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...