Liderët e Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, kanë vizituar sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun, Naim Tërnava.
Ky takim, sipas njoftimit, kishte për qëllim diskutimin mbi çështjet me rëndësi për qytetarët e Kosovës, përfshirë promovimin e vlerave të tolerancës, harmonisë nder fetare dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.
“Gjatë takimit, Myftiu Tërnava theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe politike për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës. Liderët e koalicionit shprehën falënderimet e tyre për punën e palodhshme të Bashkësisë Islame në ruajtjen e traditës dhe kujdesin për familjen, duke theksuar se dialogu dhe mirëkuptimi janë themelore për të adresuar sfidat e sotme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, palët u pajtuan që të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke respektuar vlerat kulturore, fetare dhe kombëtare të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi