Liburn Aliu, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nëse ata vijnë në pushtet do të kenë qasje të veçantë për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kështu deklaroi ai në Fushë-Kosovë aty ku jetojnë shumë shqiptarë të ardhur nga Kosova Lindore, në tubimin zgjedhor që u mbajt atje, njofton Klan Kosova.
“Me origjinë vijë nga Presheva dhe sot këtu do të flas më shumë për këtë çështje, pra për qytetarët e Fushë Kosovës, që më origjinë janë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci”.
“Derisa erdha këtu me shkoi ne mendje se a ka ndonjë institucion që nuk është ndërtuar edhe nga këta”.
“A ka ndonjë fakultet në themelimin e të cilit nuk kanë marrë pjesë profesorët nga atje”.
“A ka ndonjë betejë, luftë që nga viti 1912 që nuk kanë marrë pjesë shqiptarët e Kosovës Lindore”.
“Këto vende sot i kanë sytë nga Prishtina”.
“Këtyre vendeve iu mungon zëri dhe dora e Kosovës”.
“Por jo pas 11 qershorit”.
“Me Vetëvendosjen në Qeveri nuk ka negociata me Serbinë, në të cilën nuk është kusht çështja e shqiptarëve atje”.
“Me Vetëvendosjen do të shkohet drejt bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje