Që nga fillimi i këtij viti të ri, qytetarët e Republikës së Kosovës, kanë qenë të lirë për të udhëtuar kudo në vendet e Evropës, liberalizimi i vizave është padyshim një hap i rëndësishëm i integrimit evropian dhe eksplorimit të kulturave të reja.
Sa i përket liberalizimit të vizave, kemi marrë disa nga mendimet e qytetarëve, se ku planifikojnë ata që të shkojnë dhe çfarë mendojnë për këtë vendim.
“Mirëdita, unë jam Milazimi, jetoj në Gjermani që 30 vite, liberalizimi i vizave është më e mira që ka ndodhur mbas Pavarësisë së Kosovës që është shpallë, është një e mirë që nuk mundet me u përshkruar me një fjalë, dhe si për të rinjtë si për të vjetërit, është hap një rrugë, që të cilët të gjithë munden në të gjitha anët të lëvizin për çdo aspekt, shprehet një qytetar.
Tutje ai shton se liberalizimi ka sjellë mundësi të reja, pasi që qytetarët do të kenë rrugë të hapura në çfarë do lloj aspekti.
“Për çdo aspekt, në çdo rrugë, ose të afërmit me i vizitu, ose zoti na ruajt, mjeku ose dikush donë me studiu, vjen atje ka mundësi me u njoftu, me i marrë informatat, çka duhet me vepru prej vendngjarjes, dhe është diçka shumë e mirë. Ju jeni të mirëseardhur, qysh na jena ardh me gëzim në Kosovë, e keni hap derën për neve, edhe dera jonë është e hapur për juve”, përfundoi ai.
Një mërgimtar tjetër, u shpreh se liberalizimi ka sjellë mundësi të reja, dhe se i është gëzuar atij, dhe gjithashtu ka uruar mirëseardhjen.
“Mirë është se u bë, janë hap mundësi të reja, le të dalin i shohin familjarët, dhe dalin e shohin se qysh është jeta jashtë, qysh na keni pritë ju, ju presim edhe na”, tha ai.
Një qytetar tjetër tha se më mirë se në Kosovë, nuk ka askund, Evropa është mbush me shqiptarë./Arbresh.info/
Albin Kurti arrin mbi 100 mijë vota pas numërimit të 26,55% ...
eKesco – metoda ideale për pagesat e energjisë gjatë festave
Lokalizohet zjarri në Prizren që i mori jetën një fëmije rre...
Shkëlqimi i Diazit në Kupën e Kombeve të Afrikës, merr vëmen...
E rëndë në Prizren, vdes fëmija rreth 1 vjeç si pasoj e zjar...
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...