Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të dyshuar për përfshirje në ryshfet. Sipas kësaj partie, rasti nuk është i izoluar dhe përfaqëson një problem më të gjerë të krimit dhe korrupsionit në institucionin komunal.
Në reagimin e saj, Vetëvendosje thekson se krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë “të rrënjosura thellë”, duke ia atribuar këtë gjendje një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe mungesës së llogaridhënies.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë, përshëndet veprimet e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë kompetente lidhur me aksionin e sotëm në Komunën e Prishtinës, ku tre zyrtarë komunalë janë kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.
Jemi të bindur se ky rast nuk është i izoluar, por pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes, keqpërdorimit dhe abuzimit institucional. Prej vitesh kemi sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta, të cilat tash po konfirmohen përmes veprimeve konkrete hetimore.
Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit.
Kërkojmë zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë, pavarësisht pozitës së tyre, si dhe hetimin e rasteve të tjera për të cilat ekzistojnë dyshime serioze dhe denoncime të dokumentuara.
Komuna e Prishtinës nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë të funksionojë si strehë e korrupsionit dhe papërgjegjësisë.Koha e pandëshkueshmërisë duhet përfunduar.
Prishtina meriton qeverisje të ndershme dhe transparente, qytetarët e Prishtinës meritojnë drejtësi./Arbresh.info
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...