Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një defekti të ashensorit në një prej komplekseve banesore në Fushë Kosovë, në orët e mbrëmjes.
Sipas disa prej banorëve të këtij blloku, lifti është përplasur nga kati 1 në katin 0 derisa të gjashtë personat kanë qenë duke e shfrytëzuar për lëvizje.
Për KlanKosova.tv në vendngjarje, njëri nga banorët e bllokut ka thënë se ashensorët në ndërtesë përveç që janë me kapacitet të vogël shpesh kanë edhe prishje.
“Nuk e di saktë, çfarë ka ndodhur sepse kam qenë brenda, mirëpo ka qenë e pritshme se mund të ndodhë ndonjë aksident. Liftat janë të tmerrshëm”, është shprehur ai.
Në vendin e ngjarjes ka qenë një patrullë policore, derisa paraprakisht aty është parë edhe një ekip mjekësor për t’u dhënë ndihmën të lënduarve.
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...