Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se do të ketë sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në rast se do të thirret seancë.
Lekaj tha se Qeveria nuk i ka marrë me seriozitet veprimet e opozitës. Sipas tij, opozita është e vendosur në këtë drejtim dhe çdo thirrje e seancës e destabilizon vendin.
“Edhe pas protestave që kanë ndodhur me 9 janar të thirret një seancë, kjo nuk i kontribuon çështjes. Ne jemi prapë të vendosur që me të gjitha mjetet demokratike të mbrojmë sovranitetin dhe territorin e vendit, sepse jemi betuar që në këtë drejtim të punojmë”, tha Lekaj në emisionin “Kontakt” të Tribuna Channel.
Deputetit Pal Lekaj sot i është ndryshuar edhe masa e arrestit shtëpiak.
Lekaj në emisionin “Kontakt” foli edhe për zhvillimet e tjera që e presin vendin.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...