Përgjegjësia kryesore për deportimin e gjashtë gylenistëve, sipas Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se ministria që drejton nuk është përgjegjëse për siguri.
Lekaj gjatë raportimit para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq, ka thënë se përgjegjësia e Ministrisë që drejton është vetëm dhënia e lejes, dhe se ata nuk janë përgjegjës për siguri.
Ai ka deklaruar se kompania turke ka keqpërdorur lejen sepse ata kanë kërkuar fluturim privat, dhe sipas tij asnjë zyrtar as nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe as nga institucionet kosovare e ndërkombëtare turke nuk janë kontaktuar asnjëherë dhe se nuk kanë pasur asnjë informacion se kush ndodhet në aeroplan.
“Mund të hyjë edhe një terrorist në aeroplan, por Ministria e Infrastrukturës nuk është përgjegjëse. Përgjegjëse për siguri është Ministria e Punëve të Brendshme”, ka thënë Lekaj para komisionit.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...