Lekaj: Lutfi Zharku ka nënshkruar projekte gjatë natës

21:23 | 6 Nëntor 2017

Projekti i autostradës për Gjilan është nënshkruar në orën 23:00 nga Lutfi Zharku.

Kështu deklaron ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj.

Sipas tij, është bërë zgjedhja e operatorëve në bazë të përzgjedhjeve të individëve.

Lekaj u zotua se të gjitha këto mashtrime do të dalin në shesh.

U shpreh i zhgënjyer me punën që është bërë deri tani.

Lekaj nuk la pa përmendur edhe çështjen e autostradave, i cili u zotua se për 4 vite do të finalizohen të gjitha infrastrukturat rrugore.

Lekaj tha se janë 200 milionë euro prej BE-së në investime hekurudhore.

Ku siç tha ai një tren do të lëviz me shpejtësi 120 km/h

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara