Glauk Konjufca është deklaruar para media lidhur me situaten e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit. Konjufca, ka deklaruar se kandidatura e tij është propozuar nga VV-ja dhe se tani është radha e opozitës që të dalë me një propozim konkret nëse nuk e mbështet atë.
Ai tha se pyetja që ka munguar këto ditë është se kë do ta votonin partitë opozitare, përkatësisht PDK dhe LDK, nëse nuk e votojnë atë për postin në fjalë.
“Së pari ishte propozim i VV-së dhe tani duhet të ecim përpara. Versioni më i mirë është që edhe opozita ta bëjë propozimin e vet. Pyetja që po mungon këto dy-tre ditë është, nëse PDK dhe LDK nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votoni?”, tha Konjufca.
Ai shtoi se është i hapur të votojë edhe një kandidat tjetër nëse opozita del me një emër.
“Nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë e votoj. Por askush nuk po propozon. Jam shumë kureshtar të di kush është ai që ata do ta votonin nëse nuk jam unë, dhe që edhe VV-ja do ta votonte, në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Konjufca tha se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar dy takime me liderët e partive opozitare për këtë çështje. Sipas tij, nëse opozita nuk e mbështet kandidaturën e tij, atëherë duhet të dalë me një propozim të vetin.
“Ka shumë njerëz më të mirë se unë. Le ta propozojnë edhe Vjosa Osmanin apo këdo që dëshirojnë dhe unë vetë do ta votoja. Por ata nuk po duan të propozojnë. Nëse opozita nuk thotë asnjë emër, atëherë kjo është një përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje nga ana e opozitës”, tha Konjufca.
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...