Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se vendimi i Haradinajt për “të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol”, është dorëzim dhe dështimi i radhës i kësaj Qeverie, e cila na i humbi disa muaj të vlefshëm për lobim, duke u marrë me “shitblerje” deputetësh.
Komunikata e plotë e LDK-së:
Siç ndodhi me UNESCO-n në vitin 2015, me veprimet tona e bëmë të pamundur anëtarësimin edhe në INTERPOL. Atëherë me gazlotsjellës në Kuvend dhe protagonizëm amatoresk nga ish-drejtuesit e MPJ-së. Tash, duke hyrë në zgjedhje për t’ia realizuar ambiciet një individi, i cili u dorëzua rrugës. Vendimi i Haradinajt për “të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol”, është dorëzim dhe dështimi i radhës i kësaj Qeverie, e cila na i humbi disa muaj të vlefshëm për lobim duke u marrë me “shitblerje” deputetësh. E hodhën posht punën kolosale të Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Hyseni, duke mos pas guxim e autoritet për ta shtyrë përpara këtë vendim të madh. Tash presim çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me asociacionin, me krijimin e Ushtrisë që u dëmtua për shkak të protagonizmit pa frerë… “Na duhet një qeveri që merr vendime të mëdha”, thoshin dikur ata që sot janë strukur zyrave, e po dështojnë në çdo hap!
Pal Lekaj tërhiqet nga gara për deputet, jep mbështetje për ...
Spanja raporton një rast të ri hantavirus te pasagjeri i eva...
36 zyrtarë policor të NjRSH-së certifikohen në fushën “...
Esktradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari për trafikim a...
Zgjedhjet e parakohshme, ndryshohet një qendër e votimit në ...
Trump thotë se Irani do të ndalojë “qind për qind̶...