Analistët kanë kritikuar mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në ceremoninë komemorative dhe ceremoninë e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi.
Analisti Dastid Pallaska ka shkruar në Facebook se Adem Demaçi sot meriton vetëm nderim.
Ndërsa, mos-pjesëmarrja e LDK-së në varrimin e tij është gabim po aq sa ishte gabim edhe refuzimi i Gardës së TMK-së për të marrë pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës.
Kurse, analisti tjetër, Imer Mushkolaj ka shkruar se Adem Demaçi sfidoi një shtet si Jugosllavia dhe për Kosovën, për idealet e tij kaloi 28 vjet në burg.
“Sot gjenden të atillë që Demaçin e quajnë monstrum, vetëm pse ai ua paska kritiku kryetarin. Kryetarin që lidhje me idealizmin nuk kishte”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më
Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Muriqin: Mbroj...
Mbi 36 mijë kërkesa për regjistrim të votueseve në diasporë,...
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...