Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) synon t’ia marr Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës qeverisjen e Deçanit, duke kandiduar një grua për kryetare të Komunës, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Është deputeti i LDK-së nga Deçani, Armend Zemaj, ai që e ka bërë publik lajmin për kandidimin e Hyrie Dobrunajt për kryetare të Komunës së Deçanit.
“Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
“Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës”.
Më tej Zemaj ka shkruar se “aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur”.
“Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar”.
“Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë”, ka shkruar Zemaj.
Ndryshe, Dobrunaj deri tani është gruaja e parë kandidate për kryetar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...