Në një takim me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rajonin e Prizrenit, edhe pse nuk ishte i pranishëm, kryeministrit Isa Mustafa iu dha përkrahje e plotë, siç thuhet në njoftim, për përkushtimin e Qeverisë Mustafa në zhvillimin e vendit.
LDK, e prirë nga nënkryetari i partisë, Agim Veliu, mblodhi sot në Prizren strukturat drejtuese dhe veprimtarët e degëve të partisë nga Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Dragashi dhe Zhuri.
“Në takim, i cili u hap nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, përfaqësuesit e degëve të LDK-së në regjionin e Prizrenit shprehën mbështetje për procesin e avancimit të organizimit të brendshëm të LDK-së, duke dhënë propozime konkrete për avancimin e Statutit të LDK-s”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në regjionin e Prizrenit, gjatë takimit, shprehën mbështetje të plotë për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga kryeministri, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“Përfaqësuesit e degëve të LDK-së, po ashtu, çmuan lartë përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e programit qeverisës, reformimin dhe ava ncimin e politikave në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillim ekonomi”, thuhet tutje.
Siç njofton LDK, nga veprimtarët dhe përfaqësuesit e LDK-së, me theks të veçantë u mbështet edhe puna dhe rezultatet konkrete të Qeverisë Mustafa në proceset integruese euroatlantike dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së.
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...