Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.
Faqja zyrtare e LDK-së fton institucionet e sigurisë që të sjellin para drejtësisë autorin e këij akti.
“Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash LDK u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë si dhe u urojnë të plagosurve shërim të shpejtë.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje. Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë se sot gjatë ditës një person 11 vjeçar e tjetri 21 vjeçar janë plagosur me armë zjarri, por sipas njoftimi të policisë të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arritur ta arrestoj dorasin si dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se ka kryer veprën./arbresh.info/
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...